Deputeti Belind Këlliçi ka vazhduar të hedhë akuza në drejtim të kolegut të tij Enkelejd Alibeajn për të cilin tha se me mbledhjet e tij të mbyllura brenda PD-së po i shërben Edi Ramës.

Gjithashtu gjatë intervistës për mikrofonin e “Fax News”, Këlliçi u shpreh i gatshëm për të hyrë në negociata me çdo deputet të PD-së madje edhe me Lulzim Bashën me synim bashkimin e demokratëve.

Për pak minuta do të bëhet numërimi do ta shikoni live dhe më pas do të shpallet fituesi për kryetarin e Këshillit Kombëtar, dy figurat janë të njohura për të gjithë shqiptarët.

Sot kemi miratuar një rezolutë që do të mandatohet negociuar për presidentin e Republikës. Do të jepet tagri i përfaqësimit një komisioni për të negociuar për presidentin e ri. Jo si Alibeaj që ka marrë peng demokratët duke negociuar me Taulant Ballën. Në momentin që do të zgjidhet grupi i mandatuar nga Komisioni i Rithemelimit do të negociojë patjetër madje edhe me partitë aleate të opozitës për emrin e presidentit të ri. Deri tani zgjedhja e presidentit është fake dhe nuk ka asnjë emër kandidaturash. PS po bën negociata farse për të legjitimuar emrin që duan ata për Presidentin e ri. Se çfarë do PS nuk më intereson nuk ka interes për demokratët por ne dot të japim qëndrimet tona për institucionin e kreut të shtetit.

Alibeaj – Ne po bëjmë mbledhje ku kanë marrë pjesë 205 pjesëmarrës të anëtarë të Këllishit Kombëtar, kurse mbledhjet e mbyllura sic i bën Alibeaj i shërbejnë qeverisë dhe aspak PD dhe tensionimin e PD,. Përkundrazi i shërben thellimit të përkeqësimit të situatës brenda PD-së.

Komunikim me Salianjin a keni pasur? “Me këto kam komunikuar dhe me Salianjin kam komunikuar para dy ditësh në Korcë. Unë do të ulesha edhe me Lulzim Bashën po të ishte nevoja. Kushdo që ka në axhendë përcartjen e PD-së nuk i shërben bashkimit të PD. Unë do të ulesha me këdo të bisedoja për atë që kanë parësore vullnetin e demokratëve dhe jo qëllimet personale”, tha Këlliçi

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re