Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka mbajtur një tjetër prononcim për mediat pasi është shpallur përfundimi i numërimit të votave edhe në njësinë e Bërzhitës.

Veliaj e ka konsideruar një fitore spektakolare dhe i përgëzoi numëruesit për mbylljen e procesit të numërimit në kohë rekord.

Ai tha se fitorja në këtë njësi ishte spektakolare sepse PS ka marrë 65 % të votave ndërkohë që e konsideroi si njësi të luahtur në kohë të ndryshme.

“Jemi në një tjetër njësi që e ka mbyllur numërimin në kohë rekord. Dua të them që këtu kemi arritur një rekord spektakolar me 65 % të votave në Bërzhitë.

Kjo njësi ka qenë gjithmonë e luhatur. E vlerësoj jashtë mase punën e bërë pasi kemi pasu shumë vështirësi me pandeminë dhe me tërmetin që preku zonën.
Kështu që falenderimi më i madh shkon për kreun e PS në këtë njësi.

Ajo që dua të garantoj të gjithë shqiptarët, edhe pse ne kemi një numër rekord të votave në njësinë e Bërzhitës, procesi i numërimit do të vijojë qetësisht në njësitë e tjera”- tha Veliaj.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re