Në një lidhje Skype për “Fax News”, avokati Altin Goxhaj foli mbi fenomenin e shpopullimit të vendit tonë duke thënë se situata ka marrë përmasa alarmante.

Goxhaj u shpreh se fshatrat janë krejtësisht të boshatisur dhe në Tiranë njerëzit po jetojnë në shtëpi me qera ekstremisht të shtrenjta. Ai tha ndër të tjera se agjenda e shpopullimit ka nisur prej vitesh prej Soros dhe tashmë po shihen rezultatet.

Bujar Nishani tha se Shqipëria do të shpopullohet në 2030, udhëtova dhe e them me plot gojë, vendi ynë është shpopulluar, këtu nuk ka më njerëz, si në jug e veri. Është diskutimi më i madh nëse do ekzistojë apo jo, ndërkohë politika merret me diskutime të kota dhe akoma nuk është zgjedhur një president.

Çdo ditë mbushen anijet, aeroportet, secili merr atë plaçke që i ka lënë qeveria dhe të ikë e të shpëtojë. Prej vitesh po zhvillohet kjo agjendë për shpopullimin dhe sot jemi rezultati.
Nëse shkon e pyet në seksionin arsimor, mësuesit thonë se ka nxënës përherë e më pak në periferi.

Po zbrazen fshatrat, e ne Tiranë ti nuk jeton dot dhe njerëzit rrinë me qera ekstremisht të shtrenjta. Nuk janë mundësitë për të blerë shtëpi dhe kur jetesa bëhet e papërballueshme njerëzit ikin nga metropoli jashtë vendit”-tha Goxhaj.

(E.D/faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re