Ndërtimi i një pallati në rrugën Artan Lenja, pranë zonës së “21 dhjetorit” në Tiranë ka krijuar probleme për 2 familje të zonës.

Kryfamiljarët ankohen për Fax News se pronari i pallatit ka kaluar vijën ndarëse dhe po prek tokën e tyre, duke iu rrezikuar banesat nga rrëshqitja e dheut.

Njëri nga familjarët duket i dorëzuar nga shteti, pasi sipas tij ky i fundit nuk egziston në vendin tonë. Shpresën e vetme e ka te mediat, ose përndryshe paralajmëron aktin ekstrem të vetëvrasjes.

“Jemi banorë të ksaj zone që nga viti 93, dhe para 3 muajsh i është dhënë leje firmës për të ndërtuar. Që në momentin kur u dha urdhëri për ndërtim ka pasur debate për kufirin ndarës. Ka filluar të bëjë gërmimet, se do ketë katër katë parking. Zotëria na ështëe afruar dhe na ka marrë nga një metër tokë që kemi me letra. Jemi disa familje që jetojmë këto. Njeri nuk çan komkë dhe na kanë ngel vetqëm mediatr. Ose na ndihmoni ose do bëjmë vetëgjyqësi. Kam pasur problem se jo të gjithë shtëpinë e kam timen me letra. Jemi 7 familje që rrezikohemi. Na mbështetni ose përkundër do vrasim veten , ça të bëjmë. Ky vend nuk ka shtet. Ky vend ka mbaruar. Na kanë vënë shkelmin në fyt. Vëmë në komisariat nuk bëjnë gjë. Nuk dimë ça të bëjmë. Në të kundert nuk e dimë. Të shembet shtëpia dhe të bëjë pallate ai, është paradoks i madh. Do me i nxjerr jo dhjamë pleshtit po ça të them. Ka 7000 metër tokë do të marrë dhe 7 metra tonat”, tha ai.

Banori tjetër zbuloi detaje më tepër nga përplasja me pronarin që po ndërton pallatin. Ai thotë se pronari e ka kërcënuar se do ta zhdukë bashkë me familjen.

“Kam thënë mos mu afro mbaj distancë. Ky më ka thënë e di unë atë punë. Unë i kam thënë kufirin e ke ktu jo aty. Inxhinieri më tha unë po gërmoj në tokën time. Pronari më tha mos e hap gojën se ta çaj gojën. Të shuaj si familje. Erdhën e panë dhe më thanë bëj kërkesë për bashkinë , por ata s’kanë ardhur akoma. Gropa është 3 metra e thellë, mua po më bie shtëpia. Nuk flemë dot aty. Që kur kanë filluar shirat filluan rrëshqitjet e dheut”, tregon ai.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re