Kryeministri Edi Rama në një komunikim me publikun u bëri thirrje shqiptarëve që të vazhdojnë të jenë të kujdesshëm, tani që po lehtësohen masat. Ai tha se është situatë e vështirë dhe se i është dashur të marrë vendime të vështira.

“Këtu nuk luhet dot me zjarrin, nuk vihen dot baste. Këtu nuk mjaftojnë ligjet, ushtria policia, nëse nuk jeni ju roje të shëndetit tuaj dhe të familjes tuaj.

Dënglat dhe dokrat e dikujt, më shqetësojnë për një arsye: kam frikë nga padituria dhe injoranca që mund të marrin në qafë familjet dhe të tjerë. Duhet ta dini se ky armik është real, është mes nesh dhe vret. Deri kur të dalë vaksina ky virus do të jetë vërdallë dhe ne, e po ashtu edhe e gjithë bota do të duhet të ndryshojmë të organizuarin e jetës tonë të përditshme. “, tha Rama duke shtuar “Mua nuk më pëlqen t’ju fals ditë për ditë për Pse-në e deformimit të rregullave. Kjo është periudha më e vështirë e jetës sime politike. Përballja më e jashtëzakonshme e vendimeve më të vështira të sikletshme që duhen marrë, se këtë detyrë kam. “

Kryeministri u shpreh se ndihet në stres nga kjo situatë, madje që të kalojë është gati të ikë.

“Po të më thoshin sot ik nga kjo zyrë se ikën edhe COVID-19, me lumturinë më të madhe do të ikja nga kjo detyrë.  Mos ta bëjmë si lopa. Tani që po hapemi, nëse juve nuk mbroni veten apo familje, unë nuk do mundem t’ju mbroj dot.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re