Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Zheni Gjergji është përplasur gjatë mbledhjes me nënkryetaren, Klodiana Spahiu.

Kryetarja demokrate dhe nënkryetarja socialiste debatuan mbi mënyrën e drejtimit të situatës pas ndërhyrjes së deputetëve të opozitës, teksa Klodiana Spahiu po niste fjalën.

Pjesë nga debati:

Klodiana Spahiu: Unë di që kjo është seanca dëgjimore që ne kemi, nuk na ka ardhur ka informacion tjetër?

Deri tani nga sekretaria nuk kemi informacion tjetër. s’kemi shkresë

Zheni Gjergji: Atëherë vazhdo

Klodiana Spahiu: Ju mendoni se në këtë komision bëhet siç thoni ju mqs ne jemi tolerantë?

Zheni Gjergji: Jo s’jeni fare tolerantë, vazhdoni pyetjet. S’jeni fare tolerante, zbato rregulloren thotë që ne mund të kemi ide të tjera.

Klodiana Spahiu: Ka mundësi të jemi korrekt me njëri-tjetrin. Vasili ju lutem, puna në këtë komision bazohet në kalendar, kemi këtë seancë dëgjimore dhe unë do të doja që..

Zheni Gjergji: Lëri komentet, vazhdo pyetjen nëse ke, komentet nuk janë lidhje

Klodiana Spahiu: Komenti nisi pas ndërhyrjes së koleges

Vazhdo pyetjen.

Klodiana Spahiu: Ju lutem në këtë komision vendimet i marrim bashkë

Zheni Gjergji: Ka mundësi të vazhdosh pyetjet.

(Petrit Vasili dhe Florenc Spahio ndërhyjnë)

Klodiana Spahiu: Vasili ju tërheq vëmendje

Zheni Gjergji: Zoti Florenc Spaho ju tërheq vëmendjen  mund kërkoj masa të largoheni nga Komisioni. Po mund të largoheni

Klodiana Spahiu: Është hera e fundit, respektojmë njëri-tjetrin, se kuptoj pse qeshni

Zheni Gjergji: Mos u merrni personalisht me kolegët

Vasili: Ti thuaj të tërheq vëmendjen

Klodiana Spahiu: Nuk mund të qeshni kur unë jam diskutuar. Më duket mungesë etike

Zheni Gjergji: Klodi po kalon etikën në komision, ke përgjegjësi si nënkryetare, vazhdo procedure e bërjes së pyetjeve.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re