Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë ka deklaruar se gjurmët e gjetura në territorin e Kosovës ku ka ndodhur kidnapimi i policëve të Kosovës nga njësitet speciale të ushtrisë së Serbisë, tregojnë se këta të fundit ishin të shumtë në numër.

Ndër të tjera ministri i Punëve të Brendshme ka thënë po ashtu se janë duke bërë përpjekje të dinë se ku po mbahen policët shqiptarë të rrëmbyer.

Nuk e dimë se ku po mbahen policë tanë dhe ne e dimë se Serbia është një vend jodemokratik dhe nuk shqetësohet për gjendjen e të burgosurve dhe nuk shqetësohet as për depërshkallëzim të situatës. Kur isha në vendin e ngjarjes ishin edhe ushtarë të KFOR që po hetonin të dhënat dhe deri më tani të dhënat na përputhen. Gjurmët tregojnë se ky ka qenë një aksion me numër më të madh sesa forcat tona që ishin në kufi”, ka thënë ministri.

Ai ka thënë se Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për këtë vepër, derisa shtoi se përgjegjësia për vijën kufitare është e KFOR-it.

Përgjegjësia për këtë vijë kufitare është e KFOR dhe po presim deklaratën e tij, ndërkaq pas rastit gatishmëria e policisë është me e madhe në mënyrë që të minimizojmë rreziqet”, është shprehur ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re