Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar karshillëk ilegal shpalljen e tri ditëve zi të Serbisë, për terroristët e vrarë në veri të Kosovës.

 

Ai kërkoi që BE të reagojë, ndërsa në shërbim të paqes duhet të shërbejë edhe KFOR, që sipas tij duhet të marrë në dorë kontrollin e veriut te Kosoves.

 

Ai i konsideroi sulmet në veri si të paralajmëruara, ndërsa thekson se Kosova duhet të dëgjohet në BE

 

‘Republika e Kosovës meriton të dëgjojë BE, jo për të shtatat e as të 40 e vdekjes, po sepse këtë e meriton dhe e pret ta dëgjojë i gjithë ky rajon që boll ka vuajtuar nga degradimet e hajvanllëkut politik në konfliktet vrastare etinike që kjo histori na ka mësuar se mund të përshkallëzohen në përplasje të armatosur etnike”, thekson ai.

 

Rama foli edhe për kritikat në drejtimin e tij ndaj pozicionimit përballë Prishtinës Zyrtare. Ai tha se etiketimet si vëlla i Vuçiç, nuk ia lëkundin synimin për paqe.

 

“Ndërkohë që të tjerët, këta që bëjnë biznes politik dhe mediatik në Tiranë, me thonjtë e krizave në veriun e Kosovës, thjesht i neveris. Të jeni të gjithë bindur që asgjë nga këto dhe askush nga këta as nuk ma ndryshojnë vizionin as nuk ma lëkundin bindjen dhe as më lëvizin nga pozicioni në istikamin e paqes, dialogut, bashkëpunimit dhe shpëtimit nga e shkuara që e persekuton këtë rajon prej shekujsh. Mund të vazhdojnë sa të duan, sepse detyra ime është të bëj cmos për paqen dhe bashkëpunimin në rajon dhe njohjen e Kosovës si fryt i paqes”, tha ai.

 

Shqipëria nuk u linjëzua me qëndrimin e BE, ndaj së cilës kërkon që të dënojë Serbinë për shpalljen e zisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re