Nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili tha se KFOR duhet të marrë nën kontroll veriun e Kosovës.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Open” në News24, ku tha se kryeministri ka për detyrë të sqarojë nëse ka bërë gafë politike, ose nëse ka plan për një ndarje territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.

Lidhur me ketë deklaratë, Çollaku ka kërkuar interpelancë më 12 tetor me kryeministrin Edi Rama.

“Nuk ka asgjë të keqe të thotë se ka pasur një lapsus në deklaratat e tij. Mund të ndodhë, edhe unë uroj që të jetë kjo. Fakti që tenton të tërhiqet, bie rëndë. Më e rënda për mua është, gjë që kam kërkuar interpelancë për deklaratën e përsëritur pas ngjarjes bë veri të Kosovës. Bëhet fjalë për marrjen në kontroll të veriut të Kosovës nga KFOR. Flas për kërkesën që do e çojë në samit të NATO-s.

Marrja nën kontroll nga KFOR është një shpallje e proktetoriatat dhe ndarja e territorit. Nëse mendon se tema e ndarjes së territoreve duhet hapur, duhet ta sqarojë, ajo çka bie në sy është deklarata e tij në kohë të njëjtë me presidentin serb. Është në një gafë të rëndë politike. Ose një gafë që pret ndarjen dhe shkëmbimin e territoreve. Rama ka detyrimin të sqarojë deklaratat e tij”, tha Çollaku.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re