Dërgimi në Komisionin e Venecias së paketës antishpifje nga Komiteti i Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit Europës, sipas ish deputetes së LSI Klajda Gjosha është, “një akt që tregon qartë jo vetëm mos dakordësinë e tyre me heqjen e fjalës së lirë por edhe mos pranimin e një lideri me tipare diktatoriale”!

“Qeveria duhet të tërhiqet në mënyrë të menjëhershme nga ky vendim i shëmtuar për të miratuar një paketë presioni dhe ushtrimi frike, që e diskretiton Shqipërinë”, shkuan Gjosha në Facebook.

Postimi i plotë:

Komiteti i Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit Europës dërgon në Komisionin e Venecias ‘Paketën Anti-Shpifje’.

Një akt që tregon qartë jo vetëm mos dakordësinë e tyre me heqjen e fjalës së lirë por edhe mos pranimin e një lideri me tipare diktatoriale!

Kjo është e rëndë për Shqipërinë, imazhin e saj, cënimin e themelit të demokracisë dhe rëndon pozitën e Shqipërisë si kryesuese të OSBE.

Papajtueshmëria e Këshillit të Europës me shkeljen të drejtës themelore të njeriut, lirinë e shprehjes, është një akt që duhet vlerësuar dhe përshëndetur.

Qeveria duhet të tërhiqet në mënyrë të menjëherëshme nga ky vendim i shëmtuar për të miratuar një paketë presioni dhe ushtrimi frike, që e diskretiton Shqipërinë dhe rrëzon saktificën e brezave për të fituar demokracinë!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re