Në ditën e 7-të të luftimeve në Ukrainë, dy prej vatrave më të nxehta të sulmeve ruse është padyshim kryeqyteti Kiev dhe qyteti i Kharkiv.

Në qytetin e Kharkiv një raketë ruse oa goditur godinën e bashkisë, tha zëvendësguvernatori i rajonit.

Qyteti është 30 milje nga kufiri rus dhe ka qenë objektiv i bombardimeve intensive gjatë dy ditëve të fundit.

Ka pasur gjithashtu raporte për luftime në rrugë në qytet pasi parashutistët rusë zbarkuan gjatë natës.

Nga ana tjetër në Kiev, janë vendosur barrikada të shumra në rrugë, ndërkohë që është kërkuar ndihmë për të ruajtur centralet bërthamore nga Agjensia e Energjisë Atomike.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, paralajmëroi banorët se forcat ruse po afrohen me shpejtësi dhe i këshilloi të qëndronin në shtëpi dhe të përgatiten për të mbrojtur qytetin.

“Armiku ka mbledhur trupa të shumtë dhe po afrohet gjithmonë e më shumë”, tha Klitschko. “Ne po përgatitemi për të mbrojtur Kievin. U bëj thirrje të gjithëve që të mos humbin guximin”.

Deri tani Kievi i ka rezistuar përpjekjeve ruse për inkursion. Megjithatë, qyteti u bombardua që një ditë më parë nga rusët, të cilët kanë intensifikuar ofensivën e tyre për të marrë atë që vendasit quajnë “zemrën” e Ukrainës.

Karvani 65 kilometra i gjatë me mjete të rënda luftarake ruse po afrohet në veri të qytetit por analistët mendojnë se sulmi mund të vijë nga dy drejtime, edhe nga perëndimi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re