Ka vijuar përgjatë gjithë natës e sot në mëngjes, beteja e ashpër për Kievin. Rusët ende janë larg të shtënies në kontroll të kryeqytetin ukrainas edhe pas gati dy ditë luftimesh.

Kievi po ngjan si Stalingradi i dikurshëm në Luftën e Dytë, por kësaj here rusët janë pushtues e jo mbrojtës.

Ministria e Brendshme e Ukrainës ka paralajmëruar civilët në Kiev se luftimet po zhvillohen në rrugë.

Në një postim në Facebook, ministria shkruan:

“Ka përleshje aktive në rrugët e qytetit tonë. Ju lutemi të qëndroni të qetë dhe të jeni jashtëzakonisht të kujdesshëm! Nëse jeni në strehimore, mos dilni. Nëse jeni në shtëpi – mos iu afroni dritareve, mos dilni në ballkone. . Fshihuni brenda, për shembull në banjë dhe mbulohuni me diçka që do të parandalojë dëmtimet e mbeturinave. Nëse dëgjoni sirena, shkoni menjëherë në strehën më të afërt!”

Ka raportime për sulme nga forcat ruse në të gjithë Ukrainën. Zyrtarët ukrainas thonë se raketat e lundrimit u lëshuan në Ukrainë nga Deti i Zi dhe se zonat pranë Sumy, Poltava dhe Mariupol u goditën nga sulmet ajrore, raporton Reuters.

Ushtria ukrainase tha se më shumë se 3,500 ushtarë rusë të përfshirë në pushtim ishin vrarë dhe rreth 200 u kapën rob. Ata shtojnë se Rusia deri më tani ka humbur 14 avionë, tetë helikopterë dhe 102 tanke.

Nga nga ana tjetër, Rusia nuk ka pranuar asnjë viktimë deri më tani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re