Analisti Mentor Kikia, mbrëmjen e sotme ishte i ftuar në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus të moderuar nga Pranvera Borakaj. Në qendër të diskutimeve ishte një marrëveshje e supozuar PS-Rithemelim e cila ka qarkulluar në media ditët e fundit, por nuk është konfirmuar nga asnjë palë. Sips Kikisë, nëse marrëveshja është e vërtetë dhe finalizohet tregon dështim të klasës politike.

Kikia: Nëse mbetemi te marrëveshja e supozuar që pritet të finalizohet nesër, përveçse është dëshmi e dështimit të klasës politike, e cila edhe 35 vite pas rënies së komunizmit nuk është në gjendje të veprojë pa diktatin e faktorit ndërkombëtar është e trishtë. Sërish do duhet të ndërhyjë Ambasada Amerikane dhe delegacioni i BE në Tiranë që situata të shkojë drejt një zgjidhjeje. Pyetja është çfarë zgjidhje do të bëjmë, çfarë do prodhojë Reforma Zgjedhore. Problemi i madh është që ne nuk kemi një ligj që të prodhojë zgjedhje të drejta dhe të pranueshme. Kjo ndodh sepse ligji gjithmonë kur bëhet, bëhet nën diktatin e atij që ka pushtetin që të prodhojë rezultat pozitiv për të ende pa shkuar në fushën e lojës.

Përdorimi i administratës, rritja e numrit të personave në admnisitratë, fiancimi i partive, etj, kanë krijuar një makineri që ajo që duhet të ndodhte ka ndodhur para se të shkohet në ditën e votitmit. Situata zgjedhore është një aritmetikë shumë e pastër. Nga 1.6 mln votues, rreht 750 mijë janë pensionistë, të cilët një muaj para zgjedhjve marrin një shpërblim modest dhe ia dinë për nder atij lart. Janë 180 mijë persona administratë. Unë them që mbaroi, kaq i duhet një partie për të qëndruar në pushtet në këtë vend. Kjo është arsyeja që në këtë vend asnjë parti nuk ka dashur votën e emigrantëve. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re