Qeni Kiko u bë i njohur për historinë e veçantë ku kishte zgjuar njerëzit e shtëpisë fillimisht duke lehur dhe më pas duke u hequr batanijen dhe më vonë duke i kafshuar.

Për Top Channel folën pronarët e saj ku edhe treguan historinë prekëse. Ata ishin shprehur që nuk e linin qenin dhe nëse nuk i pranonin ata do qëndronin jashtë me të.

Ata tregojnë se i kanë nxjerrë jashtë në 12 të natës nga resorti dhe sëbashku me familjen e kanë bërë rrugën në këmbë. Por më ndërhyrjen e Ramës, tashmë Kiko është me shtëpi të re.

Historia e pazakontë e Kikos dhe e Kristinës raportua fillimisht nga gazetarja Anila Hoxha.






Previous articleLëkundje ndihen në jug të Shqipërisë , epiqendra zhvendoset në VlorëNext articleQindra pallate të dëmtuara në Durrës, por cili është fati i hotel Kamelias (Video)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re