Skip to content

Kim bie në grackën e mediave pranë qeverisë: I thërras Luli se dhe ai më thërret Yuri

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka bërë një reagim të pazakontë në Twitter, duke bërë replikë me një shkrim të ”lexo.al”, ku citohej gazetari Çim Peka, i cili thoshte se mes diplomates dhe Bashës kishte pasur një përplasje.

“Kjo është e pakuptimtë. Ai më quan “Yuri” dhe unë e quaj “Luli”. Pse? Sepse ne jemi kolegë dhe miq”, shkruan Kim në Twitter.

Gazetari Çim Peka  tha mbrëmjen e djeshme se Basha i ka bërë të qartë diplomates amerikane se ai nuk është “Luli Basha” por “zoti Basha, kryetar i opozitës”. Më tej, siç citonte gazetari, Basha ka akuzuar Kim se është palë me kryeministrin Rama.

“Nga burimet e mia, ose thënë më shkurt nga burimet pranë një medie që informohet nga Ambasada Amerikane shumë shpesh. Ka pasur një bisedë shumë të acartë, të fortë nga kryetari i opozitës zoti Basha me ambasadoren e SHBA Yuri Kim, gjatë drekës.

Me tone shumë të ashpra. Ku zoti Basha i ka bërë të qartë ambasadores “unë nuk jam Luli Basha. Unë jam zoti Basha, jam kryetari i Opozitës. Nëse vazhdoni të jeni në lojë me kryeministrin Rama , vazhdoni me të. Një bisedë e ndërtuar më shumë si një pretencë ndaj ambasadores sesa si ndërmjetëse”, ka thënë gazetari Çim Peka. (E.K/Faxweb.al)