Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka folur për mediat pas takimit që zhvilloi me kreun e PD-së Lulzim Basha në selinë e PD.

Kim  tha se PD ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm për ta nxjerrë këtë vend nga diktatura, nga komunizmi dhe do të ishte tragjike nëse partia do duhej të hante bar për hir të një deputeti të saj, duke iu referuar ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Ndërsa PD do rikthehet në Kuvend, PS të mund të ngrihet mbi interesat e saj partiake është e rëndësishme. Dëshiroj të theksoj se ndërsa kryetarët futen në kuvend të shoqërohen nga deputetë që vërtetë e meritojnë përfaqësimin e Shqipërisë. Është e rëndësishme që PD të mendojë për këtë çështje. Dhe sikur e kam përmendur, PD ka luajtur një rol të pa zëvendësueshëm që  ta nxjerrë vendin nga komunizmi. Në fakt do të ishte ironi dhe tragjike që PD do hante barë për deputetin dhe për hatër të këtij deputeti. Dhe në fakt shpresa jonë është që partitë do të vazhdojnë përpara. Për këtë arsye ka vendime të vështira përpara”, tha Kim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re