Një ditë më parë Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ishte në zyrën e kreut të PD-së Lulzim Basha, ku ia bëri të qartë qëndrimin që duhet të mbante në vijim.

Folëm për forcën e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, rolin shumë të rëndësishëm që Partia Demokratike ka luajtur në vendosjen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri si dhe rëndësinë që ka që Shqipëria të qëndrojë në rrugën e saj drejt Europës.

Kuptoj që PD dhe të tjerë kanë shqetësime në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit dhe të gjithë e dimë që ato shqetësime janë pasqyruar në raportin përfundimtar të nxjerrë nga ODIHR.

Do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu. Shpresa jonë është që partitë do të ecin përpara, që ky vend do të ecë përpara, që bashkëpunimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë të ecë përpara”, deklaroi dje ambasadorja amerikane pas takimit me Yuri Kim.

Ndërkohë Lulzim Basha nuk është dëgjuar pas takimit me diplomaten amerikane.

Heshtja e Bashës ka sjellë reagimin e demokratëve, të cilët të indinjuar e kanë sulmuar dhe ironizuar në rrjetin e tij social me anë të komenteve në një postim të mëhershëm.

Ata e akuzojnë se po vazhdon marrëveshjen e 17 Majit me Ramën.

Ik, more gjumash, je i djegur, je i mësuar vetëm me humbje… Vazhdon pakti okult Rama-Basha i 17 Majit…

Kur do na deklarohesh për barin, mos je i tillë edhe ti, se PD me veprimet që bërë e le në Opozitë….

Luli duhet lëvizur, duke aksion politik mbarëpopullor. Hidhuni se ka vajtur aty ku s’mban…Ti copë mishi me dy sy…Ti vëlla je për murlan, kur nuk gjen dot veta s’je për këtë punë…

Edhe dilni prap nga Parlamenti kësaj radhe…..”, shkruajnë demokratët.(CNA.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re