Diktatori koreano verior Kim Jong Un sot feston 34-vjetorin e lindjes. Mediat botërore raportojnë se asnjë festim nuk është bërë me rastin e ditëlindjes së tij. Ditëlindja e Kim Jong Un përkon pikëriasht një ditë përpara bisedimeve me Korenë e Jugut.
Për arsye që nuk dihen, ditëlindja e Kim Jong Un nuk është përfshirë në kalendarin zyrtar të shtetit të Koresë së Veriut për vitin 2018, pavarësisht sukseseve të pretenduara në drejtimin e vendit. Për Korenë sot ishte një ditë e zakonshme pune.
Besohet se mungesa e festimeve për ditëlindjen e liderit mund të jetë ndikuar nga sanksionet e ashpra ekonomike që ka vendosur OKB ndaj Koresë së Veriut.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re