Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka thënë se në tavolinën e tij ka një buton bërthamor, të cilin mund ta shtypë në çdo kohë, kështu që SHBA “nuk do të jetë kurrë në gjendje të fillojë një luftë”.
Gjatë fjalimit televiziv për vitin e re, ai tha se i gjithë SHBA ishte brenda rrezes së armëve bërthamore të Koresë së Veriut, duke shtuar: “Kjo është realitet, jo kërcënim”.
Ai gjithashtu ofroi një “mundësi” për Korenë e Jugut, duke deklaruar se ishte i “hapur për dialog”.
Koreja e Veriut gjithashtu mund të dërgojë një ekip në Olimpiadën Dimërore në Seul, tha ai.
Kur u pyetën nga gazetarët për t’iu përgjigjur kërcënimeve të zotit Kim, Presidenti i SHBA, Donald Trump tha, “do të shohim, do të shohim”.
Trump po fliste në vendpushimin e tij Mar-a-Lago në Florida gjatë festimeve për Vitin e Ri. /on/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re