Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka nisur vizitën e tij në Rusi duke u takuar me zyrtarë të lartë, sipas medias shtetërore Russia 24.

 

Kim u takua me Oleg Kozhemyako, guvernatorin e rajonit Primorsky që kufizohet me Korenë e Veriut, si dhe Alexander Kozlov, ministër rus i burimeve natyrore, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

 

Kim gjithashtu u takua me Oleg Kozhemyako, guvernatorin e rajonit Primorsky që kufizohet me Korenë e Veriut, si dhe Alexander Kozlov, ministër rus i burimeve natyrore.

 

“Një vizitë e këtij niveli është një mesazh i mirë për zhvillimin më aktiv të lidhjeve të gjera dhe kontakteve të drejtpërdrejta me kolegët nga DPRK,” tha Kozhemyako.

 

Presidenti rus Vladimir Putin ishte në Vladivostok, qyteti më i madh në Primorsky Krai, të martën për Forumin Ekonomik Lindor, ku mbajti një fjalim duke promovuar mundësitë tregtare të Rusisë me vendet e Azisë Paqësorit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re