Gjenerali bërthamor i Koresë së Veriut është zhdukur në mes të  situatës  së frikshmme nga lufta e zjarrtë me SHBA.
Shefi i raketave të Kim Jong-un, gjenerali Kim Rak-gyom nuk është parë në publik për javë të tëra.
Kryekomandanti i forcave raketore të Koresë së Veriut shihet shpesh në krahun e djathtë të Kim gjatë ngjarjeve kryesore publike.
Por ai nuk është dukur aspak në dy festimet kryesore.
Gjenerali mungoi  në një tubim masiv në Phenian në të shtunën dhe në përvjetorin e Partisë së Punëtorëve të martën.
Po ashtu mungon edhe Ri Man-gon, inxhinieri kryesor i programit bërthamor të raketave të shtetit.
Tensionet kanë arritur në nivele të reja, ndërsa Donald Trump priti një takim në dhomën e luftës të Shtëpisë së Bardhë për të diskutuar mbi Korenë e Veriut.
Ka spekulime që palët mund të mungojnë pasi që janë të zënë me përgatitjen e një rakete tjetër.
18 tetori është fillimi i Kongresit të 19-të të Kinës, ngjarja më e rëndësishme politike në Pekin.
Koreja e Veriut mund të kërkojë të dërgojë një mesazh në Kinë dhe SHBA – duke shënuar datën kryesore politike me një shfaqje force.
Frika e luftës është edhe një herë nxitje ndërmjet Uashingtonit dhe Phenianit, ndërsa bota pret të shohë se çfarë do të bëjë Kim tjetër.
Gjenerali amerikan James Mattis i tha ushtrisë amerikane të “qëndrojë gati” për luftë me Korenë e Veriut.
Presidenti Trump e ka përshkruar botën si në “qetësinë para stuhisë” pasi paralajmëroi se “një gjë” do ta ndalojë Kim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re