Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka inspektuar bombarduesit strategjikë rusë, të aftë të mbajne armë bërthamore dhe raketat hipersonike.

 

Kim Jong Un u mirëprit në bazën ajrore ruse Knevichi – rreth 50 kilometra larg qytetit Vlladivostok – nga ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu. Ky I fundit i tregoi udheheqesit te vendit komunist bombarduesit strategjikë të Rusisë te cilet konsiderohen kyç në forcën ruse të sulmit nga ajri, tha Ministria Mbrojtjes.

 

Zyrtaret ruse po ashtu i kane treguar Kik Jong Un aftësitë e helikopterit supersonik MiG-311, të pajisur me raketa hipersonike Kinzhal.

 

Por Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut e shohin me rrezikshmeri   ringjalljen e e miqësisë  dhe bashkëpunmit mes Moskës e Phenianit . Dy vendet thanë një ditë më parë  se bashkëpunimi ushtarak mes Koresë së Veriut dhe Rusisë shkel sanksionet e Kombeve të Bashkuara të vendosura ndaj Phenianit.

 

Duket se   Rusia po synon të sigurojë armë për luftën ne Ukrainë. Kim dhe presidenti rus, Vladimir Putin kanë biseduar për çështje ushtarake, dhe thellimin e bashkëpunimit.  Por nga ana tjeter zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka beret e ditur se nuk ka asnjë plan që dy liderët të nënshkruajnë ndonjë marrëveshje zyrtare gjatë kësaj vizite të udheheqesit te Koresë se Veriut.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re