Publicisti Kim Mehmeti, i ftuar në emisionin “Ekopolitikë” në RTV Ora, u shpreh se në Shqipëri bëhesh ministër pa lexuar asnjë libër.

Ai tha se, në vendin tonë lexueshmëria nuk çmohet sepse libreza e partisë të bën më të lexuarin, madje edhe drejtor biblioteke.

“Si mund të kërkoni të ketë ndjeshmëri më të madhe në lexim, në një shtet ku gjithçka është konceptuar në politikë, në politikë bërje, se politika të pasuron, se edhe kur nuk ke lexuar asnjë roman në vit të bën drejtor biblioteke, të bën të bëhesh ministër pa lexuar asnjë ditë.

Ne jetojmë në vende ku nuk çmohet lexueshmëria. Libreza e partisë të bën më të lexuarin edhe drejtor biblioteke”, u shpreh Mehmeti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re