Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim pas takimit me kreun e PD Lulzim Basha, ka dalë në një deklaratë për mediat.

Kim u shpreh se diskutimi me kryedemokratin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha u fokusua në marrëdhëniet e mira Shqipëri-SHBA.

Gjithashtu ajo u shpreh roli që ka luajtur Partia Demokratike në marrëdhëniet me SHBA është i pazëvendësueshëm.

“Ne folëm për forcën e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA. Folëm për rolin e rëndësishëm që PD ka luajtur në këto marrëdhënie.

Roli që PD ka luajtur është i pazëvendësueshëm dhe i domosdoshme dhe padyshim që PD do të rikthehet në Kuvend në shtator”, tha Kim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re