Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim pyet kandidatët që garojnë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit se cilat janë premtimet që po iu bëjnë votuesve, kur “sponsori” i tyre është i shpallur non grata nga SHBA.

 

“Pyetje për kandidatët: Nëse sponsori juaj kryesor është dikush i caktuar nga SHBA për korrupsion të konsiderueshëm, çfarë saktësisht po u premtoni votuesve? Kush do t’ju zotërojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin SHBA?”, shkruan diplomatja.

 

Mesa duket mesazhi iu drejtohet kandidatëve të ish-kryeministrit Sali Berisha, që garojnë në koalicionin “Shtëpia e Lirisë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re