Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim pyet kandidatët që garojnë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit se cilat janë premtimet që po iu bëjnë votuesve, kur “sponsori” i tyre është i shpallur non grata nga SHBA.

 

“Pyetje për kandidatët: Nëse sponsori juaj kryesor është dikush i caktuar nga SHBA për korrupsion të konsiderueshëm, çfarë saktësisht po u premtoni votuesve? Kush do t’ju zotërojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin SHBA?”, shkruan diplomatja.

 

Një mesazh që nga përmbajtja qartazi iu drejtohet kandidatëve të ish-kryeministrit Sali Berisha, që garojnë në koalicionin “Shtëpia e Lirisë”.

 

SHBA e ka shpallur non-grata liderin historik te se djathtes shqiptare Sali Berisha, me arsyetimin e perfshirjes ne korrupsion.

 

“Veprat e korrupsionit të ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë e shpall publikisht Sali Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për të hyrjë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne vazhdojmë të jemi kundër korrupsionit së bashku me partnerët tanë në Shqipëri”, shkruante në atë kohe Sekretari Amerikan i Shtetit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re