Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, ka vlerësuar punën që Vitore Tusha, anëtare me kompetenca të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese po bën për zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim dhe ai i Bashkimit Europian kanë takuar ditën e sotme kryetaren e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), Vitore Tusha, pas dorëheqjes së Ardian Dvoranit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Yuri Kim bën thirrje që institucionet të ngrihen dhe të tregojnë pavarësi. Ndër të tjera, ambasadorja Kim shkruan se SHBA mbështet gjyqtarët dhe prokurorët që kanë kaluar Vetting-un.

‘Respekt ndaj gjykatëses, Vitore Tusha për vendosmërinë e saj për zbatimin e Reformës në Drejtësi. SHBA mbështet fuqimisht atë dhe gjyqtarët dhe prokurorët e tjerë që kanë kaluar Vetting-un. Koha që institucionet të ngrihen dhe të tregojnë pavarësi dhe integritet’.

Respect to Judge Tusha for her determination to implement Justice Reform. US strongly supports her and other judges & prosecutors who have passed vetting. Time for institutions to stand up and show independence & integrity. https://t.co/3i9GeorRBh

— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) June 30, 2020

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re