Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta.

 

Në një postim në Facebook, ambasada bën me dije se ky takim është pjesë e vazhdueshme e takimeve me udhëheqësit politik, të cilat kanë në fokus dialogun konstruktiv dhe luftën kundër korrupsionit.

 

“Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim u takua sot me Kryetarin e Partisë së Lirisë, si pjesë e takimeve të saj të vazhdueshme me udhëheqës politikë shqiptarë. Ajo përsëriti nevojën që partitë politike të bashkohen për t’u përfshirë në dialog konstruktiv që forcon demokracinë, lufton korrupsionin dhe çon përpara negociatat e Shqipërisë për anëtarësim të plotë në BE”, shkruan ambasada.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re