Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar për takimin e zhvilluar me Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj,

Kim shprehet se, fokusi i këtij takimi ishte bashkëpunimi për sigurinë dhe zbatimin e ligjit, ndërsa thekson se një rëndësi e veçantë iu kushtuar edhe përgatitjeve për zgjedhjet.

“Kam pasur një diskutim shumë të mirë sot me Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj mbi bashkëpunimin e fortë mes SHBA-ve dhe Shqipërisë për sigurinë dhe zbatimin e ligjit. Diskutuan gjithashtu përgatitjet për zgjedhjet, përfshirë zbatimin e votimit biometrik siç është rënë dakord në marrëveshjen e 5 qershorit. Ai sqaroi pyetjet në lidhje me regjistrimin e votuesve”, shkruan Kim në rrjetin social “Twitter” .

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re