Ambasadorja e ShBA në vendin tonë Yuri Kim, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral brigade, Arben Kingji.

Në njoftimin e Ambsadës Amerikane theksohet se gjatë takimit është rënë dakord për rritjen e bashkëpunimit të stërvitjes historike Defender Europe 2021 dhe në përgatitje për stërvitjet e ardhshme Defender Europe 2023.

 

Në takim është diskutuar gjithashtu për situatën e vështirë në të cilën gjendet vendi pas përmbytjeve dhe situatës së vështirë të krijuar në Shqipëri nga reshjet e dendura.

“Ambasadorja Yuri Kim u takua sot me Gjeneral Brigade Arben Kingji për herë të parë në cilësinë e Shefit të Shtabit të Ushtrisë për të forcuar marrëdhëniet e mbrojtjes SHBA-Shqipëri. Ata ranë dakord të rrisin bashkëpunimin në vazhdim të stërvitjes historike Defender Europe 2021 dhe në përgatitje për stërvitjet e ardhshme Defender Europe 2023.

 

Të dy diskutuan ndikimin pozitiv të selisë së Komandës së Forcave Operacionale Speciale të SHBA (SOCEUR) në Shqipëri dhe aktivitetet e Brigadës së Forcave të Sigurisë dhe të Ndihmës së Ushtrisë së SHBA (SFAB). Ata diskutuan gjithashtu përgjigjen ndaj përmbytjeve shkatërruese në veri, me gjeneralin Kingji që shprehu vlerësimin për kontributin e SHBA në trajnime, pajisje (përfshirë automjetet e urgjencës dhe gomone) dhe furnizime të tjera, dhe ambasadoren Kim që përsëriti gatishmërinë e SHBA për të ofruar mbështetjen e nevojshme”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

https://berati.tv/wp-content/uploads/2023/02/makina-me-qera.png