Ambasadorja e SHBA zbardhi detaje nga takimi I zhvilluar sot në kryeministri mes Ramës dhe Yuri Kim.

Ambasadori bëri të ditur se Kim takoi kreun e qeverisë shqiptarë për të diskutuar mbi ngjarjet e fundit në Shqipëri.

Ambasadorja theksoi rëndësinë që ka gjithëpërfshirja dhe diskutimet e mirëmenduara në qeverisje, në përputhje me statusin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe vend që synon anëtarësimin në BE, thuhet mes të tjerash në njoftimin e selisë diplomatike të SHBA në vendin tonë.

Sipas Ambasadës, Rama dhe Yuri Kim u pajtuan se është thelbësore që Shqipëria të vijojë në rrugën e saj drejt arritjes së dakortësisë për reformën zgjedhore dhe masave të tjera që u janë premtuar qytetarëve të Shqipërisë.

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim konfirmoi se do të takohet edhe me kreun e PD-së Basha së shpejti.

Ndonëse nuk është specifikuar se cilat janë ngjarjet e fundit për të cilat Kim dhe Rama kanë diskutuar në zyren e kryeministrit, debati për prishjen e Teatrit Kombëtar, protestat që po e pasojnë këtë gjë si dhe ngecja e dialogut mbi reformen zgjedhore mendohet se kanë qënë ndër temat kryesore të këtij takimi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re