Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me drejtorine ri të Policisë së Shtetit Gledis Nano.
Kim bëri me dije se takoi Nanon për ta përgëzuar për pozicionin e ri ndërsa theksoi se SHBA do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për Policinë e Shtetit. Ambasadorja theksoi se ligjzbatimi duhet të mbetet i ruajtur nga çdo lloj ndikimi apo influence që vjen nga jashtë.
“Pata një takim shumë të mirë mëngjesin e sotëm me drejtorin e policisë. Erdha për ta uruar dhe për t’i uruar atij suksese në detyrën e re. Për ne bashkëpunimi i fortë mes SHBA-së dhe Shqipërisë për cështjet e ligjzbatimit mbetet i rëndësishëm. Ne do vijojmë të ofrojmë sa më shumë mbështetje të jetë e mundur. Folëm gjithashtu edhe për rëndësinë që policia të ruajë e të rrisë besimin e publikut. Z.Nano dhe unë jemi mbëhstetës të fortë të prezencës së policisë. Dhe e dimë që punonjësit e policisë së shtetit ndërrmarin rreziqe të mëdha madje edhe duke humbur jetën e tyre për të ruajtur ligjin e rendin. Disktuam rëndësinë se si ligjzbatimi të ruhet nga cdo lloj ndikimi nga jashtë”, u shpreh Kim.
Ky është edhe takimi i parë zyrtar, mes ambasadores amerikane dhe kryepolicit Nano, i cili mori detyrën e re më 7 Tetor.Kujtojmë se ditët e fundit vendi është tronditur nga atentate mafioze që kanë ngritur alarmin sa i takon gjendjes së sigurisë në vend.