Për shkak të ndotjes së ajrit në Kinë në fuqi ka hyrë alarmi portokalli.
Nga Qendra Meteorologjike Kombëtare e Kinës konfirmojnë se ky alarm është dhënë për pjesët veriore dhe lindore të vendit.
Për shkak të ndotjes së madhe të ajrit dukshmëria është ulur në 100 metra. Shoferët janë paralajmëruar që të përshtatin drejtimin e automjeteve me kushtet e rrugës, raporton aa. Për ndotjen e ajrit në Kinë në fuqi janë katër nivele të alarmit, si blu, i verdhë, portokalli dhe i kuq.
Shumica e qyteteve kineze numërohen në mesin e qyteteve më të ndotura në botë. /KosovaPost/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re