Kina tha sot se mohimi i drejtësisë ndaj palestinezëve po çon në tragjedi të përsëritura si vrasja e gazetares së Al Jazeera-s, Shireen Abu Akleh.
Zëvendësministrja e Jashtme kineze Hua Chunying ka bërë thirrje për t’i dhënë fund më shumë se 70 viteve të “padrejtësisë historike” kundër palestinezëve.
Me rastin e Ditës Nakba, Hua shkroi në Twitter se “palestinezëve po t’iu kishte kushtuar më shumë rëndësi dhe drejtësi, tragjedia e Shireen Abu Akleh mund të ishte shmangur”.
Më 15 maj, palestinezët shënuan 74 vjetorin e Nakba-s, Ditën e Katastrofës së Madhe, e cila simbolizon vuajtjet dhe persekutimin e popullit palestinez që nga themelimi i shtetit të Izraelit në tokën palestineze.
Këtë vit, Dita Nakba u shënua katër ditë pas vrasjes së gazetares Abu Akleh ndërsa raportonte për bastisjen ushtarake izraelite në Jenin në Bregun Perëndimor.
Zyrtarët palestinezë dhe Al Jazeera thonë se gazetarja u vra nga forcat izraelite.
Shumë qeveri dhe organizata ndërkombëtare kanë bërë thirrje për një hetim transparent për vrasjen e Abu Akleh.
Raportuesja Speciale e Kombeve të Bashkuara për Palestinën, Francesca Albaneze, e quajti vrasjen një “krim të mundshëm lufte”.
Burimi: AA