Kina ka dërguar 1.000 tonë produkte me ndihma humanitare në Afganistan.

Sipas lajmit të agjencisë Xinhua, një tren mallrash me 50 kontejnerë me veshje, ushqime dhe produkte të nevojës është nisur nga rajoni autonom ujgur Xinjiang.

Treni i mallrave transporton 1.000 tonë produkte të ndihmës përfshirë veshje pambuku, batanije, këpucë, qumësht pluhur dhe bukë të pjekura në furrë balte të bëra nga mielli i bardhë unik i Xinjiangut për të cilët populli afgan do të ketë nevojë në muajt e dimrit.

Treni doli nga territori i Kinës në pikën kufitare Horgos në veri perëndim të rajonit Xinjiang dhe pritet që të mbërrijë në Afganistan brenda 12 ditëve.

Kina nga rajoni Xinjiang ka dërguar 3 trena mallrash me 2.600 tonë ndihma humanitare për Afganistanin që kur talebanët morën kontrollin me tërheqjen e SHBA-së.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re