Pas disa ditëve spekulime, konfirmohet që lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka vizituar Kinën.

Vizita e konfirmuar nga Kina dhe Koreja e Veriut, shënoi udhëtimin e parë të  njihur të z. Kim qëkurse ka marrë postin e tij në 2011, shkruan BBC.

Kim zhvilloi “bisedime të suksshme” me liderin e Kinës, Xi Jimping në Pekin, njoftoi agjencia e lajmeve të Kinës, “Xinhua”.

Kina është aleatja kryesore ekonomike e  Koresë së Veriut dhe mendohej se kjo do të konsultohej me Pekinin para samiteve të planifikuara ndërmjet Koresë së Jugut dhe SHBA-së.

Kim do të takohet me Presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in në prill dhe me Presidentin e SHBA Donald Trump në maj.

Vizita në Pekin konsiderohet një hap shumë domethënës në përgatitjet e Koresë së Veriut për bisedimet e pritshme mes palëve.s.net.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re