Skip to content

Kina do të vendosë sanksione ndaj Pelosit për shkak të vizitës në Tajvan

thumbs b c 0d7d93c18722fde371ad8d98d4b1b555

Kina njoftoi se do të vendosë sanksione ndaj Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, e cila vizitoi Tajvanin, të cilin Pekini e konsideron si territorin e saj “të shkëputur”.

Ministria e Jashtme tha në një deklaratë se Pelosi këmbënguli për të vizituar Tajvanin pavarësisht shqetësimeve dhe kundërshtimeve të Kinës dhe se kjo sjellje ishte ndërhyrje në punët e brendshme të Kinës dhe cenon sovranitetin dhe integritetin e saj territorial.

Në deklaratë thuhet se vizita ishte shkelje e parimit “Një Kinë” dhe minon paqen dhe stabilitetin në Ngushticën e Tajvanit.

“Në përgjigje të provokimit keqdashës të Pelosit, Kina ka vendosur ta sanksionojë atë dhe anëtarët e familjes së saj sipas ligjit”, thuhet në deklaratë.

Deklarata nuk dha informacione për përmbajtjen e sanksioneve.
Burimi: AA