Skip to content

Kina duhet të rrisë inovacionin në teknologji thotë presidenti Kinez Xi Jinping

Kina duhet të përmirësojë inovacionin në teknologji tha Presidenti Kinez Xi Jinping ditën e Premte me arsyetimin se është shumë i rëndësishëm jo vetëm për sigurinë kombëtare por edhe zhvillimin ekonomik.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua vendi vë re një nevojë urgjente për rritjen e inovacionit në teknologji.

Kina do të rrisë mbrojtjen e pronësisë intelektuale si dhe të shtojë përpjekjet në drejtim të sektorit shkencor dhe teknologjik.

Kina dhe Shtetet e Bashkuara kanë përfunduar në një betejë tregtare muajt e fundit.

SHBA kanë shtuar presionin ndaj Pekinit zyrtar për çështjet e tregtisë, transferimit të teknologjisë dhe politikave rimbursuese. /