Teksa koronavi rusi go diti Wuhanin në fund të dhjetorit të vitit
2019, Kina Kur ndërtoi 14 spitale të improvizuara në kohë rekord për të
trajtuar pacientët e shumtë të inf ektuar.
Pas më shumë se 2 muajsh situata po stabilizohet, , me rënien e
numrit të të infe ktuarve për ditë, dy spitalet e fundit në provincën
Hubei janë vendosur të mbyllen, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve
Xinhua.
Të 14 spitalet u ndërtuan posaçërisht për t’u marrë me shpërthimin e
koronav irusit dhe kryesisht trajtoheshin pacientë me simptoma të buta.
Përgjatë janarit dhe shkurtit, zyrtarët lokalë të shëndetit shndërruan
objektet publike, siç janë stadiumet sportive dhe sallat e ekspozitës në
spitale.
”Tashmë këto vende po mbyllen pasi numri i pacientëve Covid-19 vazhdoi të bjerë në qytet,” njoftoi Xinhua.
Sot kishte vetëm 19 raste të reja të raportuara në territorin e
Kinës, 17 prej tyre ishin në Wuhan, dhe 2 të tjera të importuara nga
jashtë. Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit, gjithsej 59,897 pacientë
janë shëruar në të gjithë vendin.