Kina rezervon të drejtën për të përdorur forcën kundër Tajvanit si mjetin e fundit në rrethana të caktuara, megjithëse ribashkimi paqësor është zgjedhja e parë e saj, tha një zëdhënës i Partisë Komuniste, sipas agjencive.

Ribashkimi i Kinës dhe Tajvanit kënaq interesat e të gjithëve, përfshirë bashkatdhetarët tajvanezë, tha Sun Yeli në një konferencë për shtyp në Pekin.

Sun shtoi se Kina do të shterojë të gjitha përpjekjet për të sjellë në mënyrë paqësore Tajvanin nën kontrollin e saj, por gjithashtu nuk do të tolerojë ato që ai i quan lëvizjet drejt pavarësisë së plotë të mbështetur nga ekstremistët në ishull dhe aleatët e tyre jashtë shtetit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. Në Pekin, ata besojnë se Uashingtoni është burimi kryesor i armëve dhe mbështetja më e fortë diplomatike për Tajvanin në mosmarrëveshjen me Kinën.

Jeta nën kërcënimin e pushtimit kinez

Për dekada, Tajvani jeton nën kërcënimin e një pushtimi nga Kina, e cila pretendon se ky ishull demokratik është pjesë e territorit të saj, i cili një ditë do të merret, nëse është e nevojshme, me forcë.

“Ne besojmë se populli kinez dhe amerikan kanë mençurinë, aftësinë për të gjetur një mënyrë për bashkëjetesë paqësore,” tha Sun.

“Por Kina nuk do të lejojë që të tjerët ta ngacmojnë atë. Procesi historik i përtëritjes kombëtare të Kinës nuk mund të ndalet nga askush dhe as nga asnjë forcë”, përfundoi ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re