TIRANË–Jo të gjithë e kanë mirëpritur vendimin e PD-së dhe LSI-së për t’u ulur në një tryezë me maxhorancën. Reagimi i një simpatizanti të PD-së po bën xhiron e rrjetit, për shkak të “zhgënjimit” që ai ka pësuar tek kryedemokrati Lulzim Basha.

Me anë të një statusi në rrjetin e tij social në Facebook, demokrati shkruan se Basha i ka tradhëtuar pasi në momentin kur dogji mandatet premtoi se nuk do të bënte marrëveshje me kryeministrin Edi Rama. Sipas tij, ata e kishin besuar fjalën e tij dhe e kishin mbështetur gjatë protestave duke u sulmuar edhe me gazlotësjellës nga Policia. 

Si me ti fal këto Lulzim? Kur bane marrëveshjen e 17 majit, ta falëm, edhe pse na kishe tradhëtu keq. Pastaj na i dogje mandatet e na shite bashkitë, e ne pranum me të ndjek pas e me hangër gaz lotësjellës edhe arrestime policie. Në çdo dalje publike na kishe premtu me zë të lartë se nuk ka marrëveshje me Edi Ramen. Marrë të qoftë ty Lulzim, e krejt atyre që të thonë ty që jë në rrugën e duhur. E Kina na e ** krejt ne që PD e kena pasur qysh në ditë të para të jetës, po ta falem këtë tradhëti,”-shkruan demokrati i zhgënjyer.

Statusi i plotë

Opozita dhe maxhoranca kanë arritur sot në konsensus për Reformën Zgjedhore. Palët kanë rënë dakord që reforma të bëhet me konsensus dhe të ‘nxirret’ nga Kuvendi, për të marrë pjesë dhe opozita jashtëparlamentare. Tryeza erdhi kur pas një takimi suprizë me aleatët, kryedemokrati Lulzim Basha doli dhe tha formalisht emrat e dy negociatorëve në dialogun me PS, pavarësisht se gjithçka ishte bërë gati më herët me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi kanë marrë pjesë sot për herë të parë në një takim jashtë Parlamentit për miratimin e një reforme. SHBA, BE dhe OSBE kanë mbeshtetur këtë tryezë duke thënë se me bashkëpunim të vitjohet deri në fund. I kënaqur me opozitën është shfaqur dhe Rama.

(k.m/dosja.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re