Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës tha të enjten se Pekini nuk ndërhyn në punët e brendshme të vendeve të tjera, si reagim ky pasi presidenti Trump e akuzoi Kinën se po përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet në Kongresin amerikan më 6 nëntor, raporton Reuters.

“Bashkësia ndërkombëtare e ka tëqartë se vendi ynë nuk ndërhyn në punët e shteteve të tjera”, u tha nga Ministria e Jashtme kineze.

Ai gjithashtu i bëri thirrje Uashingtonit të ndalojë të bëjë gjëra që dëmtojnë marrëdhëniet me Pekinin.

Trump mërkurën akuzoi direkt Kinën se dëshiron të parandalojë fistoren në zgjedhjet e ardhshme në Kongre, për shkak të përcaktimit lidhur me çështjet e saj të tregtisë.

Uashingtoni dhe Pekini janë përfshirë në një krizë mes tyre pas provokimit të një beteje tregtare nga vendimet e Tramp për rritje tarifash ndaj mallrave kineze.

“Për fat të keq, ne kemi gjetur se Kina po përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet në nëntor kundër administratës time. Ata nuk duan të fitoj, ose që ne fitojmë, sepse unë kam qenë presidenti i parë që e kundërshtuan Kinën në këtë rast”, ka thënë Trump në Këshillin e Sigurimit të OKB-së .

Përballë këtyre akuzave, Kina ka mohuar me vendosmëri çdo përfshirje dhe kërkon më shumë respekt nga Shtetet e Bashkuara.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re