Skip to content

Kina raporton 5 raste të reja me koronavirus

Kina raportoi pesë raste të reja me koronavirus sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit të vendit.

Të gjitha rastet e reja janë të importuara,  dy në provincën Sichuan, një në Shanghai, një në Guangdong dhe një në Shaanxi.

Gjithashtu u raportuan edhe 10 raste të tjera asimptomatike.

Kina ka raportuar 83.022 raste me koronavirus ndërsa numri zyrtar i vdekjeve është 4634.

Më shumë se 78.300 pacientë janë  rikuperuar deri më tani. Ndërsa  371 pacientë asimptomatikë janë ende nën vëzhgimin mjekësor.