Skip to content

Kina shkel hapësirën ajrore të Tajvanit me 38 avionë luftarakë

Tajvani njoftoi se 38 avionë ushtarakë të Kinës hynë në Zonën e saj të Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore (ADIZ).

Sipas lajmit të BBC-së, në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit thuhet se dje në orët e ditës 25 avionë luftarakë të Forcave Ajrore të Kinës dhe 13 avionë të tjerë në orët e natës fluturuan në jugperëndim të ADIZ.

Tajvani tha se Kina ka ndërmarrë një agresivitet ushtarak në mënyrë të “qëllimshme” për të dëmtuar paqen rajonale.

Në anën tjetër bëhet e ditur se Kina për herë të parë ka kryer një shkelje kaq të gjerë.

Kina shkeli ADIZ-in me 28 avionë luftarakë më 15 qershor, me 19 avionë më 5 shtator, me 9 avionë më 16 shtator dhe me 24 avionë më 23 shtator.