Ushtria e Kinës tha se kreu stërvitje të reja pranë Tajvanit të hënën ndërsa një grup kongresmenësh amerikanë vizituan Tajvanin, të cilin Kina e konsideron si pjesë të territorit të saj. Ata u takuan me Presidentin Tsai Ing-wen, akt të cilin Pekini e quajti shkelje të sovranitetit kinez.

Pesë kongresmenë amerikanë, të udhëhequr nga senatori Ed Markey, mbërritën në Taipei për një vizitë të paparalajmëruar të dielën vonë, raportoi Reuters.

Është delegacioni i dytë amerikan në kohët e fundit, pasi kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi vizitoi Tajvanin në fillim të gushtit, së cilës Kina iu përgjigj me stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë, kujton agjencia britanike.

Komanda e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës përgjegjëse për Tajvanin njoftoi se të hënën organizoi patrulla të përbashkëta me shumë qëllime për të kontrolluar gatishmërinë luftarake me stërvitje në det dhe hapësirën ajrore rreth Tajvanit.

Stërvitjet janë një “masë e fortë për të penguar Shtetet e Bashkuara dhe Tajvanin nga mashtrimet e vazhdueshme politike dhe minimi i paqes dhe stabilitetit përgjatë ngushticës së Tajvanit”, shtoi ajo

Ministria kineze e Mbrojtjes tha në një deklaratë të veçantë se vizita amerikane shkeli sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës dhe “ekspozon plotësisht fytyrën e vërtetë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si shkatërrues i paqes dhe stabilitetit në ngushticën e Tajvanit”.

 “Ushtria Popullore Çlirimtare Kineze vazhdon stërvitjen dhe përgatitjen për luftë, mbron me vendosmëri sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial dhe do të shkatërrojë me vendosmëri çdo formë të “pavarësisë së Tajvanit” separatiste dhe ndërhyrjes së huaj”.

Kryeministri i Tajvanit Su Tseng-chang tha se ata nuk do të pengoheshin nga përgjigja e Kinës ndaj vizitave të tilla nga miqtë e huaj.

“Ne nuk mund të bëjmë asgjë vetëm sepse kemi një fqinj të keq pranë nesh dhe të mos lejojmë miqtë tanë të vizitojnë,” u tha ai gazetarëve.

Vizita e Pelosit në Tajvan zemëroi Kinën, e cila u përgjigj duke testuar raketat balistike mbi Taipei për herë të parë dhe duke ndërprerë dialogun me SHBA-në në disa fusha, përfshirë ndryshimin e klimës.

SHBA nuk ka marrëdhënie diplomatike zyrtare me Tajvanin, por kërkohet me ligj që t’i sigurojë asaj mjetet për vetëmbrojtje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re