Kina ta treguar muskujt duke dërguar avionët ushtarake pranë Koresë së Veriut, ndërkohë që SHBA-ja po bën një stërvitje të paparë në rajonin që gjendet në prag të luftës.
Ushtria kineze ka dërguar një aeroplan spiun mbi Detin e Verdhë në Jugperëndim të Koresë së Veriut.
“Avioni dërgua nga Forca Ajrore e Kinës për të “përmirësuar gatishmërinë luftarake dhe për të mbrojtur interesat strategjike të vendit”, thuhet në njoftimin e ushtrisë kineze.
Shen Jinke, zëdhënës i Forcës Ajrore të Kinës, tha se aeroplani mori pjesë në stërvitjet krahas avionëve luftarakë dhe forcave raketore.
Mësohet se avioni spiun I dërguar nga një bazë ajrore e paidentifikuar në Kinën veriore, fluturoi në një rrugë që ushtria nuk e kishte përdorur më parë.
Ndërkohë, Koreja e Jugut dhe SHBA kanë filluar një stërvitje ajrore, më e madhja në histori.
Trajnimet, që zgjasin pesë ditë, vijnë vetëm një javë pasi Koreja e Veriut testoi një raketë që besohet të jetë në gjendje të arrijë deri në SHBA.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re