Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka uruar presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, për rizgjedhjen e tij si president.
Në mesazhin e tij drejtuar Presidentit Erdoğan, Xi tha se Türkiye dhe Kina ndajnë interesa të përbashkëta si dy vende të mëdha në zhvillim dhe tregje në zhvillim, sipas një deklarate nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës.
Xi ka theksuar se marrëdhëniet e bashkëpunimit strategjik midis dy vendeve janë zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme në vitet e fundit dhe bashkëpunimi praktik në fusha të ndryshme ka dhënë një vrull pozitiv.
“Jam i gatshëm të punoj me Presidentin Erdoğan për të zhvilluar një marrëdhënie bashkëpunimi të shëndoshë, të qëndrueshme dhe stabile midis dy vendeve, duke kuptuar dhe mbështetur njëri-tjetrin për çështje që kanë të bëjnë me interesat dhe shqetësimet themelore”, tha presidenti kinez.
Edhe Ministria e Jashtme e Kinës ka uruar presidentin turk për rizgjedhjen e tij, ku zëdhënësja e ministrisë Mao Ning ka theksuar se janë të gatshëm të çojnë në nivele të reja marrëdhëniet Türkiye-Kinë.
Në një konferencë për media në Pekin, zëdhënësja Ning tha se Kina u kushton rëndësi të madhe marrëdhënie me Türkiye-n. “Ne mbështesim Türkiye-n që të ndjekë rrugën e zhvillimit në përputhje me realitetet e saj kombëtare dhe besojmë se nën udhëheqjen e presidentit Erdoğan ajo do të arrijë suksese të reja në zhvillim”, deklaroi Ning.
Ajo theksoi se Türkiye dhe Kina nën udhëheqjen e liderëve të dy shteteve, nga bashkëpunimi që kanë zhvilluar në fusha të ndryshme në vitet e fundit kanë arritur rezultateve pozitive në dobi të popujve të dy vendeve.
“Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me Türkiye-n për të çuar në nivele të reja partneritetin e bashkëpunimit strategjik Kinë-Türkiye”, tha Ning.
Burimi: AA