Në Kinë vazhdon presioni mbi muslimanët e atjeshëm. Raportohet edhe për burgosje. ka shkruar disa herë mbi gjendjen e muslimanëve në Kinë. Kësaj radhe, zyrtarë kinez kanë thënë se xhamitë që kanë funksionuar në qarkun Weishan janë mbyllur për besimtarët sepse në to, është bërë “edukim i paligjshëm fetar”

Autoritetet e Kinës kanë mbyllur tri
xhami në provincën Yunnan, me pretekstin se kanë bërë “edukim të
paligjshëm fetar”, raporton AA.

Gazeta
e përditshme “South China Morning Post”, shkruan se zyrtarët kanë
thënë se xhamitë që kanë funksionuar në qarkun Weishan janë mbyllur për
besimtarët sepse në to, është bërë “edukim i paligjshëm fetar”.

Gjatë
mbylljes së xhamive, ndodhën përleshje mes forcave të sigurisë dhe muslimanëve
Hui, të cilët tentonin të parandalonin mbylljen e objekteve fetare. Nuk ka të
dhëna për arrestime.


videon të cilën e ka publikuar media kineze, mund të shihen xhamitë e mbyllura
me zinxhirët, por jo edhe detaje tjera.


përpjekjet e autoriteteve kineze në Weishan për të “ruajtur harmoninë dhe
stabilitetin fetar”, të shtunën në Huihuideng, Sanjia dhe Mamichang, hyri
në fuqi një vendim për ndalimin e “tre fushave ku bëhen aktivitete të
paligjshme fetare”.

Autoritetet
lokale në Weishan arsyetohen se individët në këto zona, pa lejen e autoriteteve
fetare kanë kryer aktivitete të paligjshme fetare, ndërkohë që siguronin edhe
arsim.

Llogaritet
se në Yunnan jetojnë rreth 700.000 muslimanë kinez Hui.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re