Më shumë se 100 makina u përplasën me njëra-tjetrën në një autostradë kryesore në qytetin kinez të Suzhou. Siç raportojnë mediat shtetërore në Kinë, aksidenti ka ndodhur për shkak të kushteve ekstreme të motit, ndërsa sipas informacioneve në vendin ku ka ndodhur aksidenti automobilistik ka pasur akull në asfalt.

Pamjet në rrjetet sociale tregojnë disa makina të përplasura mee njëra-tjetrën në autostradë, duke krijuar kaos të jashtëzakonshëm. Xhamat dhe pjesë të ndryshme automjetesh mund të shiheshin të shpërndara gjithandej.

Tre persona u plagosën dhe u dërguan në spital, ndërsa gjashtë pësuan lëndime të lehta, raportoi Policia e Trafikut të Parkut Industrial Suzhou në mediat sociale lokale.//

‘Minor’ car accident involving about a hundred vehicles in Suzhou in eastern China pic.twitter.com/gCWyH3Ktd3

— S p r i n t e r (@Sprinter99800) February 23, 2024

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re