Ekonomia e Kinës i ka tejkaluar pritshmëritë duke u rritur me 6,9 për qind në 2017, e ndihmuar nga rritja e tregtisë së jashtme dhe shitjes me pakicë, njoftoi Byroja Kombëtare kineze e Statistikave.
Ekonomia e dytë më e madhe në botë është rritur me 6,8 për qind gjatë tre muajve të fundit të vitit 2017.
Ndërsa, gjatë tremujorit të parë të vitit, ekonomia u rrit me 6,9 për qind.
Kjo është hera e parë që nga viti 2010 që rritja ekonomike vjetore e Kinës është përshpejtuar, pas raportimit të një rritje të ekonomisë prej 6,7 për qind, vitin e kaluar.
Qeveria kineze kishte parashikuar një rritje prej rreth 6,5 përqind në fillim të vitit të kaluar, por tregtia e jashtme shënoi një rritje më të madhe nga sa pritej.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re